Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në terren, duke përfshirë edhe Rugovasit e Pejës.
Mesazhi i tij për ndryshim dhe përparim po gjen jehonë te votuesit, duke e bërë atë një nga kandidatët më të përkrahur të kësaj partie.
Nën moton e tij “Pa besim, s’ka ndryshim!”, Mulaj ka arritur të bashkojë rreth vetes një sërë mbështetësish, që besojnë se ai përfaqëson vizionin e duhur për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Përkrahja nga Peja dhe zona e Rugovës, që historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në LDK, është një tjetër dëshmi e besimit që po ndërton kandidati me numrin 79 në listën zgjedhore.