Rrahman Rama, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka vazhduar fushatën zgjedhore me aktivitete në komunën e Obiliqit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë nga banorët e kësaj zone, duke veçuar mikpritjen e ngrohtë të familjes Jerliu në fshatin Raskov.
“Edhe Obiliqi është mobilizuar si i ka hije në përkrahje të Bedri Hamzës,” ka shkruar Rama, duke theksuar përkushtimin e qytetarëve në mbështetje të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së.
Me sloganet #PDK131 dhe #Rr7, fushata e Ramës përqendrohet në idenë e përparimit dhe forcimit të Kosovës përmes një udhëheqjeje të përgjegjshme dhe të guximshme. Ai po zhvillon takime të shumta me qytetarë anembanë vendit, duke dëgjuar shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për një të ardhme më të mirë.