Teuta Mulaj: Fushata ‘Cep më Cep’, ndërtojmë Kosovën e të gjithëve, nga Gjakova!

Teuta Mulaj, kandidatja për deputete nga lista e VV – së, njëherit kryetarja e Qendrës së VV-së në Klinë, përmes një statusi në FB shkruar për hapjen zyrtare të fushtës zgjedhore.

Ajo ka shkruar se se bashkë me qytetarët synojnë të ndërtojnë një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.

Ky është postimi i plotë i Mulajt:

Nga Gjakova ime, drejt një Kosove që i bashkon të gjithë – Cep më Cep!

Sot, me zemër plot krenari, në qytetin e lindjes sime, Gjakovën e historisë, sakrificës dhe qëndresës, nisëm një rrugëtim të ri me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Nga ky vend që më dha identitet dhe vlera, bashkë me ju, synojmë të ndërtojmë një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.

Gjakova ka dëshmuar gjithmonë se është një shtyllë e fortë e lirisë dhe progresit. Sot, nga rrugët e saj, filluam fushatën me bindjen se çdo qytetar i Kosovës do të bëhet pjesë e vizionit tonë. “Cep më Cep” nuk është vetëm një slogan – është zotimi ynë për të prekur çdo zemër, për të dëgjuar çdo zë dhe për të ndërtuar një të ardhme që i përfshin të gjithë.

Unë, si vajzë e këtij qyteti, ndjej përgjegjësi dhe motivim të dyfishtë. E di mirë se çdo hap që hedhim sot do të ndikojë në jetën e brezave të ardhshëm. Dhe bashkë, me ju, besoj se synimi për t’i arritur 500 mijë vota nuk është vetëm i mundur por është një hap drejt realizimit të ëndrrës sonë kolektive për një shtet që na bën krenarë.

Falenderoj çdo qytetar të Gjakovës për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë gjithmonë. Ju ftoj të gjithë, nga cepi në cep, që të jemi bashkë në këtë fushatë, sepse vetëm të bashkuar mund ta bëjmë Kosovën vendin që meritojmë!

Së bashku për 500 mijë zemra që rrahin si një ❤️