Shkëmb Manaj:Ndryshimi fillon tani – misioni ynë është Republika jonë!

Shkëmb Manaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka falënderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit që morën pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore, duke e quajtur atë një moment historik për të ardhmen e vendit.

“Një falënderim nga zemra për secilin prej jush që ishit pjesë e këtij momenti historik! Prania juaj sot na dha më shumë se sa mbështetje – ajo na dha besim, forcë dhe energjinë për të çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë, më të bashkuar dhe më të fortë,” tha Manaj.

Ai theksoi se LDK ka dëshmuar se është shtëpia e shpresës dhe e qytetarëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë. “Të bashkuar si kurrë më parë, jemi gati të ndërtojmë një Republikë që nuk bën dallime, por reflekton ëndrrat dhe vlerat tona më të larta!”

Manaj prezantoi kandidaturën e tij për deputet me numrin 29 dhe bëri thirrje për mbështetje të gjerë për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo qytetar të Kosovës:

“👉 Voto LDK 124 ✅
👉 Voto Lumir Abdixhiku 1 ✅
👉 Voto Shkëmb Manaj 29 ✅”

#LDK124 #LumirAbdixhiku1 #ShkëmbManaj29 #NdryshimiFillonTani #Kosova #BëhuNdryshimi