Xhafer Tahiri: Thyejmë rekorde, sepse ka puls!

Xhafer Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur entuziazmin për përkrahjen e jashtëzakonshme që po merr partia në këtë fushatë zgjedhore, duke theksuar se energjia dhe angazhimi i qytetarëve po e bëjnë ndryshimin të mundur.

“Thyejmë rekorde, sepse ka puls!” ka shkruar Tahiri, duke ndarë optimizmin për një fitore të madhe me një LDK të fuqishme.

Tahiri, që mban numrin 25 në listën zgjedhore, është i përkushtuar për t’i përfaqësuar denjësisht qytetarët e Kosovës në Kuvend dhe për të avancuar vlerat e drejtësisë, zhvillimit dhe barazisë. Ai fton qytetarët të bashkohen për të rikthyer LDK-në në krye të qeverisjes.

#LDK124 #XhaferTahiri25 #ThyejmëRekorde #KaPuls #BehuNdryshimi