Lahi Brahimaj:Nga Prekazi filluam rrugëtimin tonë për Kosovën Fituese

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore nga vendi historik i Prekazit, duke shpalosur vizionin e tij për një të ardhme të drejtë dhe të zhvilluar për vendin.

“Filluam rrugëtimin tonë të ri me numrin 137. Vizioni për Kosovën Fituese, i denjë për gjakun e dëshmorëve, për zhvillim e drejtësi. Zoti e bekoftë Kosovën! Përpara drejt fitores!” deklaroi Brahimaj, duke treguar përkushtimin e tij për të përmbushur idealet mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës.

Duke garuar me numrin 90, Brahimaj ftoi qytetarët të bashkohen me Aleancën dhe të votojnë për vizionin e qartë të fitores dhe të ardhmes së ndritur të Kosovës.

#lahibrahimaj9️⃣ #nr90 #KosovaFituese #AAK137 #PërparaDrejtFitores