Shefqet Shehu:LDK është çuar në këmbë, e mbara na pret përpara!

Shefqet Shehu, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur entuziazmin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme që po merr partia në këto ditë vendimtare të fushatës.

“LDK është çu n’këmbë! Ishte ditë e artë – ishte ditë e zjarrtë. Ishte vetë e vërteta. E mbara na pret përpara,” ka shkruar Shehu, duke ndarë emocionet e një takimi të suksesshëm me përkrahësit.

Me sloganin #BëhuNdryshimi, Shehu, i cili mban numrin 31 në listën zgjedhore, është i bindur se qytetarët do të zgjedhin një të ardhme të re dhe më të mirë përmes programit të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.

Bashkë me Shehun, pjesë e kësaj gare për ndryshim janë edhe kandidatët Zef Morina (#46), Sevdije Lama (#93), Valon Bellanica (#94) dhe Muharrem Kurti (#95), të gjithë të përkushtuar për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.

#LDK124 #ShefqetShehu31 #ZefMorina46 #SevdijeLama93 #ValonBellanica94 #MuharremKurti95 #LumirAbdixhiku1 #BëhuNdryshimi