Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka shprehur optimizmin për mbështetjen e madhe që po merr partia në qytetin e Klinës, teksa fushata po hyn në fazën e saj më vendimtare.
“Klina është mobilizuar si asnjëherë më parë për të bërë ndryshimin më 9 shkurt! LDK është ngritur në këmbë dhe tani po vazhdojmë drejt marshit të fitores. Na priftë e mbara!” ka deklaruar Rraci në një mesazh drejtuar përkrahësve.
Rraci, që mban numrin 38 në listën e LDK-së, është pjesë e ekipit që synon të sjellë ndryshimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Ai ka shprehur besim të plotë në liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe në angazhimin e ekipit të tij të ngushtë, përfshirë edhe kandidatët Arben Limani (#65) dhe vetë Abdixhikun, me moton #BehuNdryshimi dhe #RrugaERes.
#LDK124 #AlbanRaci38 #ArbenLimani65 #Lumir2025 #BehuNdryshimi #RrugaERes