Doktor Pashk Buzhala ka ndarë disa fjalë për Profesor Dr. Fadil Millakun, duke vlerësuar figurën e tij si një intelektual i dalluar dhe një personalitet që ka kontribuar shumë në arsimin dhe jetën publike të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Dr. Buzhala shpreh respektin për Prof. Millakun, të cilin e ka njohur që në shkollën fillore:
“Fadilin e njoh që në shkollën fillore, edhe pse ishte një gjeneratë pas meje. E kam njohur si një djalë të edukuar, të qetë dhe të shkëlqyeshëm në mësim. Ai shumë shpejt krijoi profilin e një nxënësi shembullor, jo vetëm në rezultate por edhe në sjellje.”
Ai vlerëson arritjet akademike të Prof. Millakut, i cili është diplomuar dhe ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Dega Biologji, në Universitetin e Prishtinës, ku për mbi 30 vite ka dhënë kontribut të çmuar si profesor. Për më tepër, Millaku ka shërbyer me sukses si Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Dr. Buzhala thekson se zgjedhja e Prof. Fadil Millakut si deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të sjellë një ndryshim të domosdoshëm për qytetarët e Klinës:
“Zgjedhja e Prof. Fadilit në Parlament do ta bëjë ndryshimin për Klinën, sepse është e vetmja komunë që kurrë nuk përmendet në Parlamentin e Kosovës për projekte në dobi të qytetarëve të saj. Kjo për shkak se ka munguar një zë për Klinën.”
Në fund të mesazhit të tij, Dr. Buzhala bën thirrje për mbështetje të fuqishme ndaj Prof. Millakut:
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Klinës dhe më gjerë që të votojnë Prof. Fadil Millakun. Ai do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim partie dhe besimi, duke sjellë një jetë më të mirë për të gjithë.”
Me përkushtimin për ndryshim dhe me një ekip të fortë në krah, Dr. Buzhala përfundon mesazhin me thirrjen e njohur:
#PDK131 #BedriHamzen Kryeministër dhe #FadilMillakun57 Deputet – Kosova #mundetmëmirë!