Jehona Lushaku, një nga zërat e rinj të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me një thirrje të fortë për pjesëmarrje qytetare, ajo i ka drejtuar një mesazh të veçantë bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, duke theksuar rëndësinë e votimit përmes postës.
“Të dashur bashkatdhetarë, deri më 8 shkurt mund të votoni përmes postës. Bashkë mund të sjellim ndryshimin për Kosovën. Vota juaj bën diferencën!” – ka shkruar Lushaku në rrjetet sociale, duke nxitur mobilizim për të mbështetur programin dhe vizionin e saj politik.
Jehona Lushaku garon me numrin 9, si pjesë e ekipit të LDK-së të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, me moton për ndryshim dhe zhvillim të vendit.
Thirrja e saj për përfshirje aktive reflekton përkushtimin e saj për të sjellë përfaqësim dinjitoz dhe politika që avancojnë të ardhmen e Kosovës.