Mefail Bajqinovci, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar fletëvotimin që mban numrin 48 në listën e zgjedhjeve.
Me këtë rast, Bajqinovci ka shfrytëzuar momentin për të kritikuar ashpër opozitën, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorime financiare.
Në kritikat e tij, Bajqinovci përmendi një nga rastet më të bujshme të korrupsionit që kanë tronditur opinionin publik, kur oksigjeni për spitalet u ble në një servis makinash.
“Ska kthim mbrapa”, ka shkruar Bajaqinovci në statusin e tij./Klina.info/