Qemajl Sejdija, Drejtor i Arsimit në Klinë sot i ka ndarë një mirënjohje të veçantë mësuesit Mustafë Beqiri, një figurë emblematike që dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit gjatë viteve të 90-ta në Komunën e Klinës.
“Puna dhe përkushtimi juaj, veçanërisht në kohë sfiduese, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave dhe ndërtimin e së ardhmes. Kontributi juaj do të vlerësohet e kujtohet me respekt gjeneratë pas gjenerate.
Faleminderit për shembullin tuaj frymëzues!”, shkruan Sejdiu në FB.