Leo është shpallur kapiten i javës në Big Brother VIP Kosova, duke përfituar një avantazh të rëndësishëm nga ky rol. Si pjesë e këtij privilegji, ai vendosi të nominojë dy banorë për eliminim: Drilonin dhe Gjestin.
Vendimi i tij ka ngjallur reagime nga dy ish-banore të këtij sezoni, Anisa dhe Lela. Anisa e ka ndarë një mendim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Jetoj e qet dhe pres që karma të bëjë punën e vet”, duke e shoqëruar mesazhin me një postim në Instagram Story.
Reagimet ndaj nominimeve dhe ndikimi i vendimeve të Leo-s pritet të sjellin dinamika të reja në shtëpinë më të famshme të Kosovës.