Mefail Bajqinovci mobilizon Bardhoshin: Rrugëtimi drejt një tjetër fitore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe kolegët deputetë Selimi dhe Thaçi, zhvilluan një takim të hapur me banorët e lagjes Bardhosh në Prishtinë, shkruan Klina.info.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të frytshëm, u diskutua për të arriturat e Qeverisë Kurti përgjatë viteve të qeverisjes, duke u fokusuar te projektet konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

Bajqinovci theksoi rëndësinë e këtij dialogu të vazhdueshëm me komunitetin për të identifikuar sfidat dhe mundësitë për zhvillim, duke përmendur përpjekjet për përmirësimin e kushteve në lagjen Bardhosh dhe në të gjithë Prishtinën.

Në fund të takimit, ai shprehu besimin e tij për një fitore tjetër në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 9 shkurt, duke vënë në dukje mobilizimin e kësaj lagjeje për suksesin e radhës.

Mefail Bajqinovci garon me numrin 48 në listën e Vetëvendosjes dhe ka bërë thirrje për përkrahje në vazhdimin e projekteve që synojnë të avancojnë mirëqenien e qytetarëve.