Dragodani nuk gjeti qetësi mbrëmjen e të premtes, pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Një person u qëllua më armë zjarri nga një person tjetër dhe për pasojë mbeti i plagosur, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar akoma, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.
Ai ndodhet në arrati dhe tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Sinjali po ashtu mësoi se viktima e këtij rasti është Fatlum Jetullahu, i cili u qëllua me armë në shpinë dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.
Sipas informacioneve që siguroi mbrëmë Sinjali nga Emergjenca, i plagosuri është dërguar në QKUK, ku është trajtuar nga stafi i mjekimit intensiv.