Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vizituar sot Smrekonicën për të nderuar kujtimin e Heroinit të Kombit, Xhevat Jusufi.
Në një mesazh emocional, Rama kujtoi shokun e tij të luftës dhe vlerësoi veprën e tij të lavdishme, shkruan Klina.info.
“Sot u ktheva edhe një herë në Smrekonicë, në vendin ku humba shokun e luftës, Heroin e Kombit Xhevat Jusufi. Sot nderuam veprën e lavdishme të tij, si luftëtar i shquar dhe trim i rrallë. Jam me fat që e njoha nga afër dhe luftova krah tij. Lavdi i qoftë përjetësisht!”, shkroi Rama.
Kjo vizitë dhe mesazhi i tij kanë për qëllim të theksojnë rëndësinë e sakrificës së luftëtarëve për lirinë e Kosovës dhe angazhimin e Ramës për të nderuar trashëgiminë e tyre.
Rrahman Rama është një nga kandidatët e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke vënë theksin në vlerat kombëtare dhe lidhjet e tij me historinë e lavdishme të vendit.