Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Hakan Calhanoglu është një prej më të mirëve në Serie A me fanellën e Interit.
Gjatë një interviste për “CorSport”, Calhanoglu zbuloi se kishte oferta nga Bayern Munchen gjatë verës së kaluar, shkruan Indeksonline
Megjithatë, agjenti i tij dhe vet futbollisti e refuzuan ofertën e gjigantit gjerman.
“Ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve me Interin. Verën e kaluar kisha ofertë nga Bayern Munchen. Por, unë dua ta mbyll karrierën këtu te Interi”, u shpreh Hakan
Gjatë këtij sezoni në Serie A, 30-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste në 12 ndeshje./Indeksonline/