Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë përshtypjet nga vizita e tij në familjen Haxholli në Bardhosh të Prishtinës.
“Sonte isha në familjen Haxholli, të cilët më pritën me shumë dashamirësi. Takime si këto po më mbushin motiv dhe energji,” ka shkruar Rama, duke falënderuar familjen për mikpritjen, transmeton Klina.info.
Me angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe moton #Rr7, Rrahman Rama po synon të përçojë një mesazh të afërsisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve në këtë periudhë zgjedhore.