Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, ka shprehur optimizmin e tij për fitoren e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Në një takim të mbajtur sot me kryetarët e degëve, Rraci ka bërë të ditur se agjenda zgjedhore është finalizuar dhe përgatitjet për hapjen madhështore të fushatës po ecin sipas planit.
“Fryma e unitetit dhe përkushtimit është ajo që na bën të sigurt se më 9 shkurt do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur,” ka shkruar Rraci në një status në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se LDK-ja mbetet shpresa e vetme për ndryshim, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë vizion të ri për Kosovën.
Me motot si #Lumir2025, #BehuNdryshimi dhe #RrugënEBejmëBashkë, LDK-ja synon të dërgojë një mesazh të qartë për bashkëpunim dhe përkushtim në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin./Klina.info/