NJOFTIM PËR TAKIM PUBLIK
Komuna e Klinës njofton qytetarët se me datën 26.12.2024(e enjte), në ora 10:00, do të mbahet takim publik i kryetarit të komunës, z. Zenun Elezaj, me qytetarë, ku do të diskutohet për rrjedhat e qeverisjes lokale në vitin 2024, të arriturat dhe sfidat gjatë kësaj periudhe.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim është shumë e rëndësishme për të shprehur sugjerimet dhe propozimet e juaja. Kontributi i juaj është i mirëpritur dhe i dobishëm për transparencën e punës së organeve të komunës.
Ftohet kryetarët dhe anëtarët e bashkësive lokale dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë!