Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për numrin e lartë të mërgimtarëve që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.
Deri më tani, rreth 80 mijë qytetarë nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, një shifër që Bajqinovci e cilësoi si sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Klina.info.
“Ky është një sukses i madh dhe dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit të diasporës sonë për atdheun,” u shpreh Bajqinovci, duke inkurajuar mërgatën që të vazhdojë këtë angazhim.
Ai bëri thirrje për të arritur një rekord të ri deri nesër: 100 mijë të regjistruar. “Çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e Kosovës!” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të diasporës në vendimmarrjen politike të vendit.