Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, vizitoi këtë mbrëmje shtëpinë e familjes Januzi në fshatin Revuqë të Podujevës.
Takimi u shoqërua me një mikpritje të ngrohtë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, duke reflektuar traditën dhe vlerat e zonës së Llapit, transmeton Klina.info.
Gjatë bashkëbisedimit me familjen Januzi, Rama theksoi rëndësinë e ndërtimit të një lidhjeje të sinqertë dhe të qëndrueshme me qytetarët, duke vlerësuar mbështetjen që po merr gjatë këtij rrugëtimi.
Ai falënderoi familjen për mikpritjen dhe për angazhimin e tyre si pjesë e një rrjeti të madh përkrahësish që ndajnë vizionin e tij për të ardhmen.
“Mikpritja llapjane edhe sonte dëshmoi shumë gjëra, por mbi të gjitha atmosferën pozitive të rrugëtimit tonë. Faleminderit familjes Januzi për ngrohtësinë dhe mbështetjen,” u shpreh Rama.
Ky takim është një nga shumë të tilla që kandidati po zhvillon, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve. Vizita në Revuqë ishte një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë të Ramës me komunitetet lokale dhe përkushtimit të tij për të qenë zëri i tyre në Kuvend.
#Rr7