Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci, ka përcjellë një mesazh të ngrohtë dhe inspirues për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Festat si Krishtlindja na kujtojnë rëndësinë e dashurisë, paqes dhe solidaritetit, duke na sjellë më pranë njëri-tjetrit. Janë momente për të ndarë gëzim dhe për të reflektuar mbi vlerat që na bashkojnë si shoqëri,” është shprehur Rraci në mesazhin e tij, transmeton Klina.info.
Ai ka uruar që kjo festë të sjellë gëzim dhe harmoni në çdo shtëpi.
“Gëzuar Krishtlindjet! Qoftë kjo një kohë e mbushur me paqe dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja.”, theksoi ai.
Rraci thekson se këto festa janë një mundësi për të forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore, duke promovuar një shoqëri më të bashkuar dhe më solidare.