Banorët e fshatit Gremnik të Klinës po përballen me mungesë energjie elektrike, duke lënë gjysmën e fshatit në errësirë.
Situata është bërë shqetësuese për shumë familje, të cilat thonë se ndërprerja e rrymës po ndikon rëndë në jetën e përditshme.
“Gjendja është shumë e keqe. Kemi provuar të kontaktojmë KEDS disa herë, por askush nuk përgjigjet,” tha një banor për Klina Info.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për të rikthyer furnizimin me energji dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.