Manchester City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008

Nuk ka fund kriza e “Qytetarëve” të Guardiolës, të cilët pësuan humbjen e gjashtë në kampionat përballë Aston Villas.

Për të gjetur numra të ngjashëm te Manchester City, duhet të kthehemi pas në kohë në sezonin 2008/09, i pari i pronësisë arabe me Hughes në stol.

Ai ekip humbi gjashtë herë në 11 ndeshjet e para dhe e përfundoi Premier League në vendin e 10-të. Në skuadër nuk kishte kampionë të mëdhenj si sot.

Humbja e gjashtë në 17 ndeshje kampionat, shifra që Manchester City i kishte harruar prej vitesh. Pep Guardiola, trajneri që fitoi “tripletën” në sezonin 2008/09 në krye të Barcelonës, sigurisht që nuk i njihte këto.

Në të njëjtin sezon, “Qytetarët” humbën 6 herë në fillim të sezonit dhe përfunduan kampionatin në vendin e 10-të. Aventura në Kupën UEFA përfundoi në çerekfinale ndaj Hamburgut, City u eliminua edhe më herët në kupat e Anglisë për një ekip që nuk kishte asgjë të përbashkët me ekipin e sotëm.