Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka ndarë emocionet e një takimi të veçantë në kullën e Brahimajve, ku ka pritur miqtë nga Drenica, Daut Bajraktarin dhe djemtë e tij.
“Kjo odë ka qenë dhe mbetet strehë për patriotët. Gjatë luftës i hapi dyert për luftëtarët e lirisë, ndërsa sot, falë sakrificës së dëshmorëve dhe UÇK-së, është simbol i mikpritjes edhe në paqe,” ka thënë Brahimaj, transmeton Klina.info.
Sipas tij, lidhja me Bajraktarët shkon përtej mikpritjes – ajo mbështetet në një vizion dhe ideal të përbashkët për të mirën e kombit.
Një mesazh që reflekton frymën e unitetit dhe respektit për traditat tona, duke theksuar rolin e odave shqiptare si shtylla të trashëgimisë dhe frymëzimit kombëtar.