Policia e Kosovës iu ka bërë apel ngasësve që të kenë kujdes të shuar në rrugët me borë dhe ngrica.
Sipas njoftimit, Policia ka kërkuar që të përshtatet shpejtësia dhe të mbahet distanca në kushte të tilla atmosferike.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin policor.
Mëngjesin e së martës në disa qytete të Kosovës ka pasur reshje të borës.