7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, mirëpritet në Oshlan e Sfaraqak: Shumë qytetarë i japin mbështetje në garën për deputet

Gjenerali Rrahman Rama që kandidon me numrin 7 në listën e PDK-së po vazhdon takimet intesive me qytetarët e vendit nëpër çdo skaj të vendit.

Në Oshlanin e komandantit, Bekim Shyti, ju rezervua një pritje me shumë pjesëmarrës të cilët i shprehen mbështetje.

“Takim i mrekullueshëm me nëndegën e Oshlanit, ku morëm mesazhin përkrahës që na duhej. Angazhimi i tillë në çdo degë e nëndegë, është tregues i një rrugëtimi premtues”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Në mbrëmje, ish komandanti i Zonës Operative të Shalës, takoi qytetarë edhe në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

“Sfaraqaku gjithmonë na ka pritur me dyer hapur e me dorën në zemër.Diskutimet e sinqerta me ta rreth aktualitetit në Kosovë dhe nevojës për ndryshim, më forcuan bindjen se Kosova mundet #mamirë”, ka shkruar Rama në postimin e tij.