Shefqet Shehu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe mbështetësit në Nëndegën e 5-të të Klinës, shkruan Klina.info.
Në mesazhin e tij, Shehu ka theksuar se rruga e djathtë është vizioni i tyre për të ardhmen e Kosovës, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e Republikës.
“E mbara na pret përpara,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për bashkim dhe përkushtim në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Me sloganet “#Lumir2025” dhe “#RrugënEBejmëBashkë,” Shehu vazhdon të mobilizojë votuesit e Klinës dhe më gjerë për një Kosovë më të mirë.