Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vizituar majën e Kikës, afër vendlindjes së heroit Kadri Zeka, së bashku me kryetarin e degës së Kamenicës, Faton Jakupi, kryetarin e degës së Gjilanit, Nazim Gagica, komandantët Ahmet Isufi dhe Shefket Musliu, si dhe bashkëveprimtarë të tjerë.
Gjatë këtij takimi në këtë vend historik, Brahimaj theksoi rëndësinë e kujtimit të sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit, shkruan Klina.info.
Ai vuri në dukje se këto takime, përveç kënaqësisë që sjell soditja e bukurive natyrore të atdheut në Malësinë e Kamenicës, forcojnë lidhjet mes bashkëveprimtarëve dhe kujtojnë sakrificën e dëshmorëve.
Lahi Brahimaj është i njohur për angazhimin e tij gjatë luftës dhe pas saj, duke kërkuar besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar si deputet në Parlamentin e Kosovës.