Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim të frytshëm me anëtarët e nëndegës Dardania 1 në Vushtrri, shkruan Klina.info.
Gjatë këtij takimi, Rama theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të ardhmen e vendit, duke deklaruar:
“Sot, njëzëri jemi pajtuar që Kosova meriton më mirë, andaj jemi gati për 9 shkurt.” 
Rrahman Rama, i njohur për kontributin e tij si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, garon me numrin 7 në listën zgjedhore të PDK-së.
 Ai synon të sjellë përvojën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve, duke u fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.