Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e njëmbëdhjetë të rregullt të punës dhe të fundit për vitin 2024.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z.Fadil Gashi, dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë.
Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me mesazh urimi për festat e fundvitit, në emër të kuvendit dhe ekzekutivit të komunës, duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi.
Më pas, seanca zhvilloi punimet me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 29.11.2024;
3.Pyetje dhe përgjigje;
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të KPF-së të datës 05.12.2024;
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2025 (ref. Ekz);
6.Shqyrtimi dhe miratimi i Planifikimit të Prokurimit për vitin 2025 (ref. zyrtar i prokurimit);
7.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të Punës së Kuvendit dhe Kalendarit për mbajtje të mbledhjeve për vitin 2025;
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkolla (ref. DKA);
9.Shqyrtimi dhe miratimi i publikimit të listës së përgjithshme të pronave të Komunës së Klinës (ref. Ekz);
10.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-listës së veçantë të pronave komunale të cilat parashihen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2025 (ref. Ekz);
11.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2025 (ref. Ekz);
12.Raportimi i Planit për Integritet për Komunën e Klinës (ref. Ekz);
13.Raportimi i Kryetarit të Komunës për rrjedhat e qeverisjes, të arriturat, vështirësitë dhe investimet kapitale në gjashtëmujorin e dytë 2024 ( ref, Kryetari i Komunës);
14. Rishqyrtimi i vendimit për vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032;
15. Rishqyrtimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa tjera Komunale.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.