Sot është përuruar rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc në hyrje të Vushtrrisë. E në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
E lidhur me këtë ka ironizuar kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besim Mulaj, i cili ka thënë se asfaltimi i rrugëve po bëhet me një shpejtësi që të lë pa frymë, pasi që për 10 muaj u asfaltuan 5 km rrugë.
Mulaj po ashtu ka thënë se nëse do të vazhdohej me ritmin e qeverisë Kurti, për të shtruar 50 km rrugë, do të duhen 100 muaj, e që janë 8 vite e 4 muaj.
Postimi i plotë i Mulajt:
5 km për 10 muaj – Një shpejtësi që të lë pa frymë!
Pas urës së famshme në Saradran të Istogut, sot, me një ceremoni të madhe, kryeministri Kurti me të gjithë kabinetin qeveritar të pranishëm, u inauguruan plot 5 km rrugë
.… të bëjmë pak matematikë të thjeshtë, të cilë Kurti e din mirë:
5 km për 10 muaj.
Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, për të shtruar 50 km, do të duhen 100 muaj… që janë 8 vite e 4 muaj!
E nëse rruga ka 100 km, sipas kësaj llogarie, duhet të presim plot 16 vite e 8 muaj!
Në këtë mënyrë, mund të organizojmë një ceremoni të re për çdo 5 km të përfunduara, me fjalime të zjarrta dhe premtime të mëdha. Pse të mbarojmë shpejt, kur mund të kemi një maratonë inaugurimesh për më shumë se një dekadë?
Thonë se durimi është virtyt… por me këtë shpejtësi, duket se VV po vendosë standarde të reja!