Samir Temaj nga fshati Shtupel ka sjellë gëzim për nxënësit e Shkollës së Shtupelit në Kerrnic, duke shpërndarë sot 150 dhurata.
Kjo nismë vjen si një gjest solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit lokal, duke dhuruar buzëqeshje për fëmijët e shkollës.
Temaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së brezave të rinj dhe nxitjen e frymës së bashkëpunimit brenda komunitetit, shkruan Klina.info.
Gjestet e tilla janë një shembull frymëzues për të gjithë, duke treguar se edhe veprimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.