Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi në prag të zgjedhjeve, duke kritikuar ashpër retorikën përçarëse që, sipas tij, po përdoret në mungesë të një programi konkret nga disa subjekte politike.
“Qytetarët nuk kanë nevojë për fjalë boshe – ata kanë nevojë për zgjidhje! Më 9 shkurt, zgjedhim unitetin dhe përgjegjësinë mbi përçarjen dhe akuzat,” deklaroi Rraci, transmeton Klina.info.
Ai theksoi se LDK-ja është e përkushtuar për të sjellë ndryshimin që Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë, duke promovuar vizionin e liderit të partisë nën sloganin “#KosovaePara” dhe “#Lumir2025.”
Rraci apeloi për votë të përgjegjshme dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.