Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e deputetit Mefail Bajqinovci në luftën kundër korrupsionit. Në një deklaratë, Kurti theksoi se Bajqinovci ka mobilizuar të gjithë anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i bërë ballë korrupsionit, i cili, sipas tij, ishte shndërruar në normë.
“Nga terreni i gazetarisë investigative e deri tek ballafaqimi në Kuvend, Mefi mbetet një mbrojtës i zëshëm i drejtësisë dhe transparencës,” tha Kurti, transmeton Klina.info.
Ky vlerësim vjen në kohën kur përpjekjet për të luftuar korrupsionin mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.