Një qytetar me emrin Shpejtim Sokol, i njohur si Shpati ka reaguar pas publikimit të një kërcënimi ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sokoli, emri i të cilit u raportuar sot se e ka kërcënuar Haradinaj po pretendon se ai në rrjetin social nuk ka ndonjë adresë me emrin Shpat Sokoli, por emri i tij është përmendur në raportime mediale dhe është përmendur nga deputeti Bekë Berisha.
“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi. Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, ( i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj. Familja jonë është familje dëshmorësh dhe martirësh, e cila ka dhënë gjithçka për Kosovën tonë. Me familjen Haradinaj ndajmë të njëjtat vlera dhe histori sakrifice”, thuhet në postim.
Ky qytetar i ka bërë apel Policisë së Kosovës që të të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt.
“Lus Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt. Në kohën e avancimit teknologjik, është shumë e lehtë për organet kompetente të identifikojnë profilet në rrjetet sociale. Sidomos kur në foton e profilit shihet përsoni. ( Shihni fotot e postuara më heret nga profili i përsonit në fjalê të cilat jabë marrë përpara se ai ti fshij)”, ka shkruar Sokoli.