80 BURSA PËR 80 STUDENTË TË KOMUNËS SË KLINËS

Investimi më i mirë që mund të bëjmë është në edukimin e arsimimin e të rinjve. Duke e pasur parasysh këtë e më qëllim që t`i ndihmojmë financiarisht studentët tanë kemi bërë ndarjen e 80 bursave në vlerë nga 600 euro për 80 studentë përfitues të komunës së Klinës.

Sot, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdia, në një organizim nga DKA ku të pranishëm ishin zyrtarë të komunës, studentë përfitues dhe prindër, kemi bërë nënshkrimin e kontratave për 80 studentët përfitues.

Këtë vit është hera e parë që komuna jonë ndanë 80 bursa. Rritja e numrit të bursave ka qenë një premtim i dhënë para studentëve që tashmë është përmbushur me një planifikim të mirë buxhetor nga Drejtoria e Arsimit.
Në vitin e ardhshëm planifikojmë që numri i përfituesve të bursave të jetë 100.