Në takimin e tij me nëndegët e Novolanit dhe Bruznikut, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe energjinë që ata po përcjellin në këto ditë vendimtare.
“Përkrahja juaj është motivi ynë më i madh për të vazhduar me energji dhe përkushtim. Do të takojmë derë më derë çdo qytetar, për t’i ftuar që të na bashkohen për #mamirë,” tha Rama, transmeton Klina.info.
Fushata e tij vazhdon me përkushtim, duke synuar që t’i japë një zë çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë.