Djali i “Manillës” tentoi ta vriste policin në Pejë, si ndodhi ngjarja para stacionit të policisë

Skena si nëpër filma janë parë pasditëm e djeshme në Pejë. Një person ka tentuar fillimisht ta godiste me veturë një polic në Pejë, pikërisht para stacionit policor në qytet.

Më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk e ka qëlluar.

Burime të Indeksonline bëjnë se i dyshuari është Erman Manaj, djali i personit të njohur në Pejë si “Manilla”.

Zyrtari policor, Denis Shala ka qenë cak i këtij akti.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte./Indeksonline/