Shkëmb Manaj: LDK e ka ndal kapjen e sistemit të drejtësisë

Shkëmb Manaj, kandodati për deputet me numrin 29 në listën e LDK – së, po vazhdon takimet e mbledhjet me elektoratin.

Përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se sonte u fokusuan në konvetën e prezantimit të programit për drejtësi, mbrojtje dhe siguri!

Ky është njoftimi i plotë i Manajt:

LDK ka program të detajuar në drejtësi që garanton një sistem efikas dhe efektiv, të pavarur e profesional përmes projekteve si: Vettingu, Themelimi i Qendres Shtetërore të Hetimit, Digjitalizimi, Avancimi i profesioneve të lira, Shërbimi provues, Shërbimi korrektues etj.

Pushteti aktual ka dështuar në reformat në sistemin e drejtësisë. LDK e ka ndal kapjen e sistemit të drejtësisë dhe i ka mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese!