Rraci dhe Limanaj: Klina, e bashkuar për fitoren e LDK-së

Në prag të zgjedhjeve, struktura dhe rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë po dëshmojnë një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Kandidatët për deputetë, Alban Rraci dhe Arben Limanaj, kanë deklaruar se fryma e unitetit dhe përkushtimit po rritet çdo ditë më shumë, duke e shndërruar Klinën në një bastion të gatshëm për ndryshim.

“Klinasit janë të bashkuar, të fortë dhe të përkushtuar për ta rikthyer vendin e tyre aty ku i takon – në krah të zhvillimit dhe progresit,” ka deklaruar Rraci, transmeton Klina.info.

Ata kanë falënderuar veçanërisht Paris Gurin, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe kandidat për deputet, si dhe Dardan Gashin, kryetar i Forumit Rinor në Klinë, për organizimin dhe përpjekjet e palodhura në këtë rrugëtim.

Mobilizimi i të rinjve dhe mbështetja e madhe e strukturave janë dëshmi e qartë e vizionit për të ardhmen që LDK-ja po ofron për Klinën dhe për gjithë Kosovën.

“LDK-ja është shpresa dhe vizioni për një të ardhme më të mirë. Së bashku, me energji dhe përkushtim, më 9 shkurt do ta sjellim ndryshimin që qytetarët presin,” theksuan kandidatët.

Me mesazhin “Bëhu ndryshimi” dhe përkushtimin ndaj Rrugës së Re, LDK-ja synon ta ndërtojë një të ardhme më të ndritur për Klinën dhe për gjithë vendin.

#RrugaeRe #BëhuNDRYSHIMI #Lumir2025 #Klinë #LDK