Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë në Pejë.
Burime të IndeksOnline pohojnë se të shtënat janë dëgjuar pranë stacionit policor të qytetit.
Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë incident, sakaq nuk dihet edhe nëse ka të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar drejtorinë rajonale të policisë në Pejë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.