Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë thirrje për një mobilizim më të madh të diasporës, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deri më tani, sipas tij, 43 mijë qytetarë nga diaspora janë regjistruar për të votuar, por synimi mbetet shumë më i lartë, transmeton Klina.info.
“Jam i bindur se me mobilizimin tuaj, ky numër do të arrijë 100 mijë të regjistruar për votim! Regjistrohuni sa më parë dhe kontribuoni në fitoren e madhe,” ka apeluar Bajqinovci.
Ai theksoi se sa më shumë të regjistrohet diaspora, aq më pranë është vendi për zhvillim, drejtësi dhe progres.
“Regjistrimi juaj është vendimtar. Vota juaj bën ndryshimin!” përfundoi ai, duke rikujtuar rolin e madh të diasporës në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës.
Një votë, një zë – diaspora në krah të ndryshimit për 9 shkurtin!