Një sondazh i fundit ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ruajë mbështetjen më të madhe në vend, duke arritur 47.9% të përkrahjes së qytetarëve, pa përfshirë votat nga diaspora.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar rezultatet e këtij sondazhi, duke theksuar se përpjekjet për ta dobësuar Lëvizjen gjatë katër viteve të fundit kanë dështuar.
Ai ka bërë thirrje për regjistrimin e diasporës për të forcuar edhe më tej këtë mbështetje.
“Rezultati është i qartë: 47.9%, pa përfshirë votat e mërgatës. Tani është koha që mërgata të regjistrohet dhe të jetë pjesë e këtij suksesi. Synimi: 100 mijë të regjistruar,” ka deklaruar Bajqinovci.
Sondazhi thekson edhe rëndësinë e votës së diasporës, e cila pritet të ketë një ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme.