100 BLETARË PËRFITOJNË 500 KOSHERE TË BLETËVE NGA KOMUNA E KLINËS

Në kuadër të projekteve të Komunës së Klinës, respektivisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sot, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,
bashkë me drejtorin
Lorenc Marleku, kanë bërë shpërndarjen e 500 koshereve të bletëve me mjete përcjellëse për 100 bletarë përfitues.

“Sektori i bletarisë në Klinë është i zhvilluar dhe kultivimi dhe zhvillimi i këtij sektori është shumë i dobishëm. Ne jemi angazhuar vazhdimisht por edhe do të jemi të përkushtuar që të mbështesim zhvillimin e bletarisë, në mënyrë që të ofrojmë kushte sa më të favorshme që do të ndikojnë në një klimë të përshtatshme për të zgjeruar këtë sektor” – ka thënë Elezaj.