Në këtë qytet të Italisë më s’do të pihet cigarja as në ambiente të hapura

Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025, duhanpirja do të ndalohet edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.

Ndalimi specifik do të përfshijë rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro. Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.