Mbrëmjen e kaluar, mikpritja e llapjanëve e mbajti Rrahman Ramën në Podujevë, ku zhvilloi takime të gjata e të frytshme me qytetarët e kësaj ane. Diskutimet e hapura dhe entuziazmi i banorëve ishin dëshmi e qartë e përkrahjes dhe besimit në vizionin e tij.
“Energjia jonë për punë po rritet gjithnjë e më shumë, teksa në çdo cep të Kosovës ndiejmë këtë entuziazëm të madh,” u shpreh Rama.
Kandidatët e PDK-së po vazhdojnë të jenë afër qytetarëve, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e tyre për të ardhmen.