Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thumbuar me ironi opozitën për akuzat e vazhdueshme ndaj Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajqinovci ka komentuar një deklaratë të bërë nga ish ministrja Hykmete Bajrami, duke e cilësuar si të ekzagjeruar, transmeton Klina.info.
“E kish pasë Hykmetja një reagim para dy dite. Për besë edhe për ngrohje globale e kish akuzu Qeverinë Kurti,” ka shkruar Bajqinovci, duke lënë të kuptohet se kritikat ndaj qeverisë po kalojnë çdo kufi logjik.
Postimi i deputetit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa përplasjet mes pozitës dhe opozitës për temat më të nxehta politike në vend vazhdojnë./Klina.info/