Mbrëmë në fshatin Volljakë të Klinës ka ndodhur një vetaksident tragjik.
Viktima A. Gashi është një i ri 23-vjeçar nga fshati Përçevë i Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klina.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare (QMF) është paraqitur një person i lënduar, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka deklaruar se ishte i përfshirë në aksident.
Pas këtij njoftimi, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësit dhe mjekët.
Fatkeqësisht, në veturën e aksidentuar është konstatuar vdekja e 23-vjeçarit.
“Në QMF në Volljakë të Klinës është paraqitur një i lënduar mëngjesin e sotëm. Pas njoftimit nga mjeku kujdestar, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një person i vdekur në veturë. I lënduari, pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi,” deklaroi Gashi.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.